Raporti 24-orësh për rajonin e Gjakovës: Katër raste dhune në familje dhe një vjedhje e rëndë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku janë evidentuar katër raste të dhunës në familje dhe një vjedhje e rëndë në një fabrikë në Rahovec.

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Fahri Fazliu, Rahovec / 13.07.2025 – NN.

Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e fabrikës së ankuesit mashkull kosovar dhe aty kanë demoluar dhe vjedhur kabllo elektrike dhe vegla pune. Rasti në procedurë hetimore.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 13.07.2025 – 11:00.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 13.07.2025 – 10:00.

Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë / 13.07.2025 – 15:00.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 13.07.2025 – 17:00.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Read Previous

Donald Trumpi dorëzoi trofeun dhe refuzoi të largohet nga skena

Read Next

Ka nisur dëshminë vëllai i Liridona Ademajt