Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2083 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, kurse dy t tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit. /RTKlive