AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Policia në Gjakovë ka publikuar raportin 24-orësh, ku janë evidentuar tre raste me karakter të ndryshëm, duke përfshirë dhunë në familje, kanosje dhe një rast vdekjeje që po hetohet.
Dhunë në familje
Gjakovë, 26.11.2025 – 00:40
Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga i fejuari i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kanosje
Gjakovë, rasti i ndodhur më 21.11.2025 – arrestimi më 26.11.2025
Me 26.11.2025 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar-i mitur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Hetim i vdekjes
Gjakovë, 26.11.2025 – 12:00
Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia në Gjakovë thotë se po vazhdon hetimet për secilin rast, ndërsa apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të dhunës apo rrezikut për siguri publike. /tvsyrivision/