“Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se I njëjti nën ndikim të alkoolit kishte filluar të bërtas dhe të thyej gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.”
“Malishevë. Viktima femër kosovare me datën 21.05.2025 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
“Gjakovë 21.05.2025, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
“Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përdorues i narkotikëve i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.”