Rama: Vuajtjet në Gaza duhet të marrin fund, paqja mes dy kombeve interes strategjik i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me bindje të plotë ka theksuar se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme në Gaza duhet të marrin fund.

Të paktën ky ka qenë qëndrimi i tij në Forumin e Paqes në Paris, ku pati rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm.

Në postimin të tij në median sociale X, Rama thotë se si një vend paqësor dhe multi-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë.

“Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë”.

Rama vë në dukje se Shqipëria, si një anëtare e përkushtuar i NATO-s, “sheh një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor”.

“Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten”.

Ai thekson se zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.

“Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm. Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraelin”. /Albanianpost.com

Read Previous

Dogana e Kosovës konfiskon mall të kontrabanduar në veri të vendit

Read Next

Del Bosque kritikon ‘ashpër’ Xavin për formën e luhatshme të Barcelonës