Kryeministri Edi Rama ka thënë që kërcënimet kundër stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të papranueshme.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Rama në Twitter.
“Të mos harrojmë që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të dedikuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëra-tjetrës”.
“Ne kemi arritur në këtë dekadën e fundit në këtë rajon atë që nuk ka mundur as ta imagjinojë në dekadat e pafundme, dhe nuk do duhet e as nuk do ta lejojmë askënd që të na tërheq prapa në të kaluarën të cilën po e lëmë pas njëherë e mirë!”
“Bashkë! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.”
/klankosova/