Rama: Shërbimi digjital në Shqipëri me vlerësim ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën e fundvitit se Shqipëria renditet ndër vendet e para sa i përket shërbimit digjital për qytetarët.

Gjatë konferencës së fundvitit, Kreu i Ekzekutivit vuri në dukje se  stadi në të cilin ka arritur vendi ynë, tregon që në këtë drejtim jemi njëjtë si vendet e Bashkimit Europian.

Dua t’ju tërheq vëmendjen që në aspektin e shërbimeve publike vlerësimi është gjerësisht ndërkombëtar. Jo thjesht vlerësim i im, apo i yni. Të gjitha klasifikimet për rritjen e kapaciteteve të shërbimit në këtë drejtim e gjeni Shqipërinë në pjesën e sipërme të tabelave të klasifikimit”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu, Kryeministri Rama u shpreh se “nga viti 2023 ku Shqipëria cilësohej në raportin e progresit në aspektin e shërbimeve digjitale, me ecuri pozitive të moderuar, sot kemi një ndryshim dhe rritje të stadit që thuhet të mirë. Ku merr këtë stad faktikisht në atë fushë, ti je në BE”. /ATSH/

Read Previous

​SHKK pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX

Read Next

CEO i Google thotë se viti 2025 do të jetë një vit kritik për kompaninë