Valë rekord nxehtësie në Evropë, rriten emergjencat shëndetësore dhe viktimat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” pamje nga punimet për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se ky muze do të jetë një hapësirë e dedikuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, duke synuar të pasurojë ofertën kulturore dhe turistike të zonës.
“Dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Muzeu i Lundrimit pritet të shërbejë si një pikë e re referimi për promovimin e historisë së lundrimit dhe identitetit kulturor të Shkodrës, duke tërhequr si vizitorë vendas, ashtu edhe turistë të huaj. /tvklan.al