Kryeministri Edi Rama njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se do të ketë rritje page për disa kategori.
“Policia e Shtetit, në nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm, të kenë një shtesë page. 15% rritje do të ketë niveli bazë, 7% niveli i mesëm”, tha Rama.
“E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, zjarrfikësit, administratën publike. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”, shtoi kryeministri./A2news/