Rama nderon medalistët olimpikë: Medaljet jo rastësore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur mëngjesin e 4 shtatorit në një ceremoni zyrtare në “Sallën e Hartave”, në Kryeministri, medalistët olimpikë kuqezi në “Paris 2024”.

Shqipëria ia doli të rrëmbente dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë, përkatësisht me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. Me këta dy të fundit që janë sportistë me origjinë ruse, por që garojnë nën flamurin kuqezi të Shqipërisë.

Medalja e parë, e rrëmbyer nga Valiev, ishte edhe e para historike e Shqipërisë në Lojërat Olimpike, të cilës më pas iu shtua edhe ajo nga Dudaev.

Për të nderuar arritjet e dy sportistëve që ngritën lartë flamurin kuq e zi, Rama i priti ata në një ceremoni zyrtare në Kyreministri, ku përveç ekipit olimpik shqiptar, morën pjesë edhe figura të tjera nga sporti dhe jo vetëm. /Albanianpost.com

Read Previous

Transferimet verore në futboll kapin shifrën e rreth 6 miliardë eurove

Read Next

Raporti i Policisë: Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë