Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një reagimi të gjatë në platformën X, ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
Ai ka theksuar se tani është koha që Bashkimi Evropian dhe SHBA të ndajnë mendjen dhe të ndalojnë përshkallëzimin.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë!”.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare “kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën!”.
“Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër!”. /Albanianpost.com