Pas takimit me Barcelonën dhe Real Madridin ditët e fundit në Spanjë, Mino Raiola
në këto orë është kthyer për të folur për të ardhmen e Erling Haaland për të
shprehur zhgënjimin e tij me strategjitë e Borussia Dortmund, pronar i kartonit të
sulmuesit norvegjez:
“Zorc (drejtori sportiv i Dortmund) na tha që Borussia Dortmund nuk ka ndërmend
të shesë Haaland gjatë verës.
Unë e respektoj mendimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se edhe unë jam dakord
me Borussia. Nuk ka luftë mes nesh. Lëvizjet e mia në Spanjë? Ata flasin një tufë
marrëzirash, por mua nuk më intereson.
Unë kurrë nuk do të flas për negociatat me mediat. Unë flas për këtë vetëm me
lojtarët, me familjet e tyre dhe me klubet e tyre përkatëse”, deklaratat e agjentit të
njohur për transmetuesi gjerman Sport1.