Rahoveci, komuna me nivelin më të lartë të transparencës

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, 10 komunat të cilat prijnë me nivelin e transparencës në Kosovë janë: komuna e Rahovecit me 90 pikë (93.75%), komuna e Lipjanit me 89 pikë (92.71 %), komuna e Prizrenit me 88 pikë (91.67 %), komuna e Drenasit, Gjakovës, Kamenicës, Pejës dhe Prishtinës me nga 87 pikë (90.63 %), komuna e Mitrovicës së Jugut me 86 pikë (89.58 %) dhe ajo e Podujevës me 84 pikë (87.5 %).

Ndërkaq, komunat që qëndrojnë më se keqi në raport me transparencën janë ajo e Zveçanit me 43 pikë (44.79%), e Novo Bërdës me 37 pikë (38.54 %), e Parteshit me 35 pikë (36.46%) dhe e Zubin Potokut me 33 pikë (34.38 %).

Hulumtimi është realizuar nga konsorciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë” i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë (9) organizata lokale partnere: OJQ Mundësia, OJQ Fortesa, Iniciativa Qytetar Skenderaj (IQS), Forumi i Organizatave Jo-qeveritare Kaçanik ( FOJK), Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (SHIP), SHL-Kosova, Rrjeti i OJQ-ve AVONET, Initiative for Social Education – ISEP si dhe OJQ SOFRA.

/KlanKosova/

Read Previous

Pendarovski: NATO dhe BE duhet t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit Perëndimor

Read Next

Rama: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, burim i gjallë frymëzimi për të gjithë