Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq të komunës së Rahovecit ka ndodhur një rast I plagosjes me pasoja vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal Isa Grezda në Gjakovë. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, I njejti nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve, dhe ka ndërruar jetë. Lajmin për Tv Syrin e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës I stacionit policor në Gjakovë.
Dyshohet se palët janë vëllezër. I dyshuari është arrestuar./ Syri-vision.tv