Përgjatë një jave janë imunizuar 968 qytetarë me vaksinën AntiCovid

Autoritetet shtetërore të shëndetësisë nga 15 qershori kanë paralajmëruar vaksinim masiv kundër COVID-19. E për t’u realizuar sa më mirë ky proces të gjitha komunat tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe deklarojnë se janë gati për vaksinimin në masë. Krahas ekipeve mjekësore autoritetet komunale kanë përgatitur edhe hapësirat ku do zhvillohet procesi i imunizimit e që kryesisht janë përzgjedhur salla kulturore dhe sportive.

Në komunën e Gjakovës vaksinimi masiv do të behët në qendrat e mjekësisë familjare “Ereniku” dhe Fehmi Agani”. Ndërsa Ministria e Shëndetesisë ka njoftuar se në kuadër të Planit të Veprimit parashihet rritja e kapaciteteve në resurse humane, që nënkupton rritjen e ekipeve të vaksinimit nga 89 sa janë aktualisht në 279. https://www.syri-vision.tv/

Poashtu ka përfunduar konkursi për 422 infermierë shtesë, do të angazhohen edhe 190 specializantë në vaksinim, si dhe janë siguruar pajisjet e nevojshme mbrojtëse për stafin. Kurse vaksina janë siguruar aktualisht dhe pritet ardhja edhe vaksinave të tjera, Në njoftim thuhet mes tjerash se është ndërtuar Moduli i vaksinimit në Sistemin e Informimit Shëndetësor si dhe janë shtuar hapësirat e reja të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës. https://www.syri-vision.tv/

Gjithashtu, janë kryer edhe përgatitje të tjera logjistike që procesi të nis javën tjetër.Sipas zyrtarëve të qendrës së vaksinimi në Gjakovë përgjatë kësaj jave janë vaksinuar 968 qytetarë.Ndërsa në Kosovë dero tani janë vaksinuar mbi 92 mijë qytetarë të moshës mbi 65 vjeç.Aktualisht Kosova është duke bërë shpërndarjen e vaksinave të llojit Pfizer dhe AstraZeneca të pranuara donacion nga COVAX-i.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Qyteti i Gjakovës bëhet me qendër që ofron shërbime jashtëspitalore

Read Next

Rahovec, vëllai vret vëllain