Rafuna: Mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike nga situata në Lindjen e Mesme

Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëron se përveç çmimit të derivateve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, është çështje ditësh që derivatet të shtrenjtohen edhe më shumë rritje kjo e cila siç thekson pason edhe një varg problemesh tjera.

“Me intervenimin e SHBA-së dhe me vendimin për mbylljen e ngushticës do të thotë kemi rritje të çmimit të derivateve. Frika është që do të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë. Ne s’prekemi drejtpërdrejt nga Irani apo Izraeli por lehtë e mund të prishet zingjiri furnizues dhe do ketë rritje te çmimit të derivate do ketë dhe rritje të çmimit të energjisë por me ne rastisë edhe dalja në treg të lirë e bizneseve … Varemi drejtpërdrejt për çmimeve të bursave sa do shkon çmimi në bursë do të shkojë edhe në Kosovë si dhe nga çmimi importues. Shpresojmë se s’do jetë çmimi i madh dhe SHBA-të s’do ta lejojnë… Është çështje ditësh rritja e çmimit të derivateve sepse s’kemi dhe rezerva të mëdha….dhe importit, tha Rafuna. /21Media

Read Previous

Martesat e hershme, dështim i shtetit dhe jo traditë e komuniteteve

Read Next

Sveçla: Arsenijeviq do të arrestohet