Për plot 42 vjet, zëri i Radio Gjakovës ka shoqëruar çdo familje gjakovare. Në secilën shtëpi, në makinë e në punë frekuenca 100 mhz është pjesë rutinore e vendasve. Ndonëse mënyrat e komunikimit e informimit kanë ndryshuar, është radio Gjakova, ajo që ruan me fanatizëm vlerat e saj, duke ofruar një eksperiencë ndryshe që fokusin e ka t’i jap zë gëzimit, dhimbjes e momenteve historike. E kjo është ajo çka jemi munduar t’i dhurojmë publikut edhe në kohë të vështira, thotë Skënder Gola, drejtor i këtij mediumi.
Gola thotë se dëgjuesit janë ata që po e mbajnë gjallë Radio Gjakovën.
Një ndër gazetarët më të vjetër të këtij mediumi thotë se është kënaqësi kur sheh se nga ky vend sot kanë dalë kuadro të gazetarisë me të cilat mburremi si qytet.
Që nga 9 nëntori i vitit 1979 Radio Gjakova është pjesë e secilës familje dhe do të vazhdojë të jetë shtëpia e lajmit edhe në të ardhmen.