Qytetarët u kërkojnë deputetëve të votojnë pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të shtunën në kërkim të tërheqjes së mjeteve të tyre nga Trusti Pensional. Organizatorët e kësaj nisme, kërkuan nga deputetët që Projektligji për lejimin e tërheqjes së Trustit të trajtohet me urgjencë, dhe i njëjti të përkrahet nga ligjvënësit.

Iniciatori i kësaj proteste, Adnan Jashari, duke përmendur krizën ekonomike, tha se lejimi i tërheqjes së Trustit do të kishte impakt pozitiv në ekonomi.

“Jemi këtu që të ju bëjmë thirrje deputetëve që të mos e vonojnë Projektligjin për tërheqjen e Trustit dhe ta dërgojnë sa më shpejt në Kuvend. Gjithashtu, edhe Komisionit Parlamentar i bëjmë thirrje që ta procedojnë në Kuvend. Edhe deputetët e pozitës dhe opozitës të votojnë pro tërheqjes prej 30%. Të mos mungojnë në kohën kur të hidhet në votim ky projektligj. Qytetarët janë në borgje, kanë probleme financiare, inflacioni është rritur skajshmërishtë”, tha Jashari.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Lista Serbe vendos të largohet nga institucionet e Kosovës

Read Next

Turqia-NATO-s: Nuk japim dritën jeshile për anëtarësimin e Finlandës e Suedisë derisa të përmbushin kushtet tona