Në qendrën e vaksinimit, në shkollën “Fehmi Agani” po vërehet një qetësi, aty askush nuk po vaksinohet pa ju caktuar termini nga Ministria e Shëndetësisë, pas vërejtjes që ju është shqiptuar sot. Këtu po punohet edhe gjatë vikendeve me orare të plota ditore.
Qytetarët tashmë janë duke respektuar regjistrimin në platformën e lejuar nga Ministria për vaksinim dhe të njëjtit janë duke u njoftuar sipas listave.
Zyrtarë nga kjo qendër apelojnë tek qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit bazuar në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë.