Qytetarë krijojnë një tjetër deponi të mbeturinave inerte në Orize

Javë më parë deponia e mbeturinave në fshatin Orize, në hyrje të Gjakovës është pastruar. Tashmë ky vend është më i mirëmbajtur përvec disa mbeturinave inerte që ka qenë e pamundur të largohen nga KRM ”Çabrati”. Sipas njërit prej banorëve që ka shtëpinë ngjitur me këtë pjesë,  e qe ka vuajtur vazhdimisht nga kundërmimi, pastrimi ka qenë i domosdosëm dhe tashmë gjendja është më e mirë.

Mirëpo vetëm pak metra larg urës që ndodhet në këtë lokacion, duket që qytetarët kanë gjetur një tjetër vend ku të hedhin mbeturina të përmasave të mëdha. Ne kontaktuam KRM ”Çabratin” për të kuptuar se a janë të informuar për këtë deponi. Përmes thirrjes telefonike kuptuam nga menaxheri i operativës Xhelal Bellaja se bëhet fjalë për një pronë private që i bie se nuk mund të ndërmerret asnjë inciativë e pastrimit. Banorët e kësaj zone por edhe KRM “Çabrati” vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm e sidomos sa i përket mbeturinave inerte të cilat e kanë të vështirë ti largojnë.

Read Previous

“Diçkaje të madhe do t’i jepet fund”, paralajmërimi i Bidenit për Ballkanin

Read Next

Punimet në Çarshinë e Madhe kanë rifilluar, tani me intensitet të shtuar