QMF në Cërmjan tashmë edhe me shërbime laboratorike

Qendra e mjeksisë familjare në fshatin Cërmjan në mesin e shumë shërbimeve të cilat ju ofron banorëve të fshatrave Cërmjan, Shqiponjë, Kralan, Gregoc, Jabllanicë, Doblibare dhe Bec, tanimë ofron edhe shërbime laboratorike. Kohë më parë në mungesë të aparaturës për kryerjen e analizave laboratorike, banorët janë detyruar të kryejn këto shërbime në institucionet e tjera shëndetësore apo edhe në laboratore private. Sipas stafit mjekësor të këtushëm falë investimit në laborator nga ana e drejtorisë së shëndetësis dhe mirëqenies sociale në Komunen e Gjakovës tani banorët e kësaj ane i marrin këto shërbime në këtë qendër.

Laborantja, Merita Gllogjani tregon më tepër për gamën e analizave që ofrohen në këtë laborator, ajo u shpreh se tashmë të gjithë pacientet mund ti drejtohen kësaj qendre  dhe të kryejn  shërbimet të cilat deri tani nuk kishin mundësi ti kryenin.

Vlen të theksohet se Qendra e mjeksisë familjare në Cërmjan kryen vizita mjekësore të përgjithshme çdo ditë, vizita shtëpiake, vizita të grave shtatëzëna, dhënjen e ineksioneve, infuzioneve, stomatologjike dhe të tjera.

Read Previous

Dyshime për manipulime, kërkohet hetim për votat e ardhura nga diaspora

Read Next

Dita ndërkombëtare e tolerancës