“QMF” me aparaturë të sofistikuar për sterilizimin e instrumenteve stomatologjike

Një nga sektorët e Qendrës se Mjekësisë Familjare në Gjakovë është stomatologjia. Këtu kryhen shërbime të ndryshme të cilat janë me prioritet për ata që drejtohen në këtë qendër. Dr. Shkumbin Shllaku, u.d i shefit të sektorit të stomatologjisë ka treguar më shumë për mënyrën e funksionimit.

Shllaku i ka përmendur edhe kategoritë të cilat janë të liruara nga pagesa.

Në kuadër të këtij sektori operon edhe laboratori i stomatologjisë, këtu bëjnë punimet protetikore dhe aparatet ortodontike. Në këtë laboratorë punojnë 12 teknikë mes tyre është edhe Korab Morina.

Pos laboratorit, muajve të fundit ky sektor është pajisur edhe me dhomen e autokllavit. Aty ku sterilizohen të gjitha instrumentet e stomatologjisë. Një pjesë të procedurës e ka shpjeguar Leonarda Roka.

Më tej Shllaku ka thënë se numri i pacientëve ka rënë si rrjedhojë e pandemisë. Në periudhën janar – qershor të këtij viti kanë qenë 8562 vizita dhe 14 mijë 281 shërbime kjo ngaqë një pacientë mund të marrë më shumë se një shërbim.

Read Previous

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, mungojnë Messi dhe Ronaldo

Read Next

Afaristë nga veriu: Nuk jemi të gatshëm të pranojmë arka nga institucionet e Kosovës