QKUK del me sqarim rreth dyshimeve se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dalë me një sqarim pas raportimeve se në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Klinika Infektive nuk ka dhënë detaje tjera, ndërsa bën të ditur se bashkë me Policinë e Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në sqarimin për media thuhet se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

“Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thekson QKUK duke mos dhënë më shumë detaje. /Telegrafi/

Read Previous

15 vjet nga protesta e 10 shkurtit ku humbën jetën dy persona

Read Next

Shtatë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë