Komuna e Gjakovës ka qenë komuna e parë pas kryeqytetit që ka filluar realizimin e testimeve serologjike. Arben Koshi, drejtor i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, thekson se këto testime vazhdojnë të kryhen këtu.
Koshi poashtu tregoi se ka edhe shërbime tjera që ofrohen për të gjithë pacientët që dyshohen që janë të infektuar me Covid-19.
Në fillimet e kësaj procedure fillimisht janë testuar personeli shkollor, shëndetësor, e më pas administrata komunale, për të vazhduar më pas edhe me qytetarë për të cilët profesionistët shëndetësorë kanë vendosur që duhet të testohen.