QKMF-ja furnizohet me insulina

QKMF-ja sot është furnizuar me nje sasi të insulinave, dy llojet e insulinave novomix dhe novorapid. Diabetikët nga e hëna mund të shkojnë dhe t’i marrin ato. Por edhe me llojin e insulinës Levemir, zyrtarët besojnë që deri te hënën do të bëhet furnizimi.

Kjo sasi emergjente është e mjaftueshme vetëm për një muaj.

Vlen të theksohet se distribuimi i insulinave do të bëhet në qendrën kryesore të mjekësisë familjare, objekti i ri pranë stadionit të qytetit.

Read Previous

Takimi me Vuçiqin të hënën, Kurti nesër udhëton nga Franca në Bruksel

Read Next

Asgjësohen 9000 kg produkte me afat të skaduar