Qiproja në alarm nga konflikti Izrael-Iran

Pas sulmeve të vazhdueshme iraniane ndaj Izraelit, frika nga raketat po rritet edhe në ishullin mesdhetar të Qipros, vend i Bashkimit Europian më i afërt me zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkruan Gazeta Sinjali.

Autoritetet qipriote kanë lansuar aplikacionin paralajmërues SafeCY, që përdor vendndodhjen e telefonit celular për t’u ndihmuar qytetarëve të gjejnë strehën më të afërt kundër bombave në rast nevoje.

Aplikacioni përmban gjithashtu udhëzime dhe informacione të dobishme për mbrojtjen gjatë sulmeve, ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme, Qipro ka rreth 2,200 strehimore kundër bombave të gatshme për përdorim.

Situata është përkeqësuar edhe për shkak të dy bazave ushtarake britanike në ishull, që mund të jenë objektiva të mundshme në konflikt. Baza kryesore e Akrotirit pranë Limasolit dhe aeroporti ushtarak janë pika kyçe strategjike për operacionet në Lindjen e Mesme.

Për më tepër, disa avionë izraelitë janë zhvendosur në aeroporte qipriote për arsye sigurie, ndërsa masa të rrepta sigurie janë në fuqi rreth aeroporteve civile të Larnakës dhe Pafosit. Qiproja, që ndodhet vetëm 250 kilometra larg Izraelit, ofron një strehë të sigurt në një rajon të tensionuar, ku ndihen edhe pasojat e konfliktit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Xabi Alonso parashikohet të bëjë katër ndryshime në formacionin e Real Madridit

Read Next

Parada ushtarake e shekullit