Sipas numërimit zyrtar të përditësuar deri sot, 446 emigrantë të parregullt kanë mbërritur në Bashkimin Evropian nëpërmjet ujërave greke që nga fillimi i vitit.
Nga këto, 315 u kapën në gjithsej gjashtë varka në jug të ishullit turistik të Kretës.
”Emigrantët deklaruan se ishin larguar nga Libia”, tha roja bregdetare.
Të paktën 131 të rritur dhe fëmijë të tjerë kaluan bregdetin turk për në ishujt grekë të Symit, Kios dhe Farmakonisi.
Fillimisht nuk dihej se nga cilat shtete vinin këta emigrantë.
Numri i personave të sjellë në Greqi nga deti nga bandat e kontrabandës u rrit ndjeshëm në vitin 2024.
Sipas të dhënave paraprake nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rreth 54 000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi me varka të vogla.
”Shumica e tyre kishin synuar të udhëtonin në Gjermani”, tha ministri grek i Imigracionit, Nikos Panagiotopoulos. /ATSH-DPA/