Qeverisë Kurti i shtohet edhe një zëvendësministre

Liza Gashi do të jetë zëvendësministrja e re e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Qeverinë Kurti.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë Gashi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, teksa ka thënë se emërimi i saj në këtë pozitë është bërë përpara dy javësh.

“Para dy javësh, u emërova si zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga kryeministri Albin Kurti. E pranojë këtë mundësi me përulje dhe me mirënjohje. Do përqendrohem në çështjet e lidhura me diasporën dhe do e mbështes ministren Donika Gërvalla-Schwarz në çështje të politikës së jashtme”, ka shkruar ajo në postimin e saj./Ekonomiaonline

Gashi kishte shërbyer në po këtë pozitë edhe në Qeverinë Kurti I.

Read Previous

Sa persona lejohen në një sallë dasmash?

Read Next

Shoqëria civile kërkon nga Qeveria që t’i zbatojë rezolutat e miratuara nga Kuvendi