Qeveria e Kosovës ka miratuar sot pagesën për shtesë neto prej 10 për qind të pagës, por jo më pak se 60 euro për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik për muajit nëntor dhe dhjetor.
Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha ka kërkuar miratimin e kësaj pike, përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu sot Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale, pak ditë pasi u raportua për mungesë masive të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e sheh shqetësuese mungesën e vazhdueshme të barnave.
Ai ka sqaruar se në total janë ndarë nga kjo qeveri rreth 30 milionë euro.