Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 71-të online.
Në rend dite janë 3 pika.
Njëra prej pikave është aprovimi i procesverbaleve të mbledhjeve: 68 dhe 69 korresponduese\elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pikë tjetër e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i jep në shfrytëzim komunës së Prishtinës, sipërfaqen prej 15970.51m2 nga parcela numër 7662-11 me qëllim të realizimit të projekteve me interes publik (MI).
Dhe gjithashtu, shqyrtimi i Draftit të Koncept Dokumentit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore (MF).