Qeveria: Në gjysmën e parë të vitit zbatohen reforma të rëndësishme për integrim në BE

Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me institucionet e tjera publike, njofton se ka hartuar raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë periudhës janar – qershor, ku janë zbatuar reforma të rëndësishme për integrim në BE në të tri shtyllat: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe standardet evropiane.

“Ato përfshijnë reforma të dakorduara në kuadër të strukturave të përbashkëta të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe prioritete të Agjendës për Reforma Evropiane, duke përmbushur kështu obligime të MSA-së dhe kërkesa të tjera për integrim në BE. Gjatë pjesës së parë të vitit, më shumë se gjysma e reformave janë të zbatuara ose në zbatim e sipër, pa vonesa”, thuhet në kumtesën për media të zyrës së kryeministrit.

Tutje bëhet e ditur se sa u përket kritereve politike, janë zbatuar reforma kyçe në fushën e zgjedhjeve dhe atë të administratës publike, është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Zgjedhjet, duke mundësuar përmirësimin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve qendrore dhe adresuar rekomandimet shumëvjeçare të BE-së, është zhvilluar dhe lansuar për përdorim platforma digjitale për raportim mbi zbatimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike.

Kjo, sipas qeverisë, do të përmirësojë qëndrueshmërinë e reformave, transparencën dhe llogaridhënien në këtë fushë. /EO/

Read Previous

Demhasaj: 60% e qytetarëve thonë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë

Read Next

Kush është Bedri Krasniqi që u lirua sot nga akuza për vrasjen e dy policëve?