Qeveria ndan 255 mijë euro për t’ua blerë librat nxënësve të Luginës së Preshevës

Qeveria ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.

“Bëhet fjalë për masën 4.2.. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati. / KultPlus.com

Read Previous

Vala e të nxehtit “pjek” Evropën, OKB paralajmëron vapë ekstreme

Read Next

Simons për vizat: Fjalët s’mjaftojnë, kosovarët janë lodhur