Simons për vizat: Fjalët s’mjaftojnë, kosovarët janë lodhur

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, thotë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur me premtimet e pafundme sa i përket heqjes së vizave.

Simmons ka replikuar në Twitter në cicërimën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ku ajo kërkon që BE-ja t’i liberalizojë vizat për kosovarët.

“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do ta rikthejë kredibilitetin. Fjalët janë të pamjaftueshme më”, ka shkruar Simmons në Twitter.

BE-ja dje hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo po shihet si momentum që BE-ja të marrë vendim edhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Qeveria ndan 255 mijë euro për t’ua blerë librat nxënësve të Luginës së Preshevës

Read Next

ITSHKSH: Qyteti i Shkupit bëri krimin e dytë ndaj bredhit të Nënës Terezës