Qeveria mblidhet në ora 9

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Takimi mes Kurtit dhe kabinetit qeveritar është njoftuar të nisë në ora 09:00.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin me rendin e ditës, me 14 pikat që do të shqyrtohen.

Në rend të ditës, mes të tjerash do të bëhet shqyrtimi i projekt-rregullores për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore; do të shqyrtohet projekt-udhëzimi administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës; do të sqhyrtohet drafti i programit për zhvillim rajonal të balancuar; do të shqyrtohet propozim-vendimi për themelimin e komisionit për narkotikë, e kështu me radhë./indeksonline/

Read Previous

Trump e godet Smithin

Read Next

Superndeshja Barcelona – Atletico nuk jep fitues