Qeveria i tha se është pozicionuar kundër Kosovës, Lajçak i kundërpërgjigjet Kurtit: Kur s’ju pëlqen mesazhi provoni ta sulmoni lajmëtarin

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësuesin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Miroslav Lajçak, se është pozicionuar kundër Kosovës, ky i fundit i kundërpërgjigjet Kurtit.

Lajçak duke folur në një panel që i dedikohet të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, është pyetur për këto akuza për të cilat tha: “E dini, kur s’ju pëlqen mesazhi provoni ta sulmoni lajmëtarin. Kështu funksionon”.

Tutje, Lajçak u shpreh se dialogu nuk ka alternativë dhe se palët duhet të rikthehen sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Dialogu ka qenë këtu prej 2011-s, ka pasur qeveri të ndryshme në Serbi e Kosovës, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja, dhe dialogu është vendi i vetëm sepse fakti është i thjeshtë: s’ka të ardhme evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Lajçak. 

/Telegrafi/

Read Previous

Gërvalla nga Tirana: Bashkësia ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë

Read Next

​Xhiro e tretë e Superligës së basketbollit, shtyhet ndeshja mes Pejës e Trepçës