Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka reaguar eurodeputetes Viola von Cramon, e cila tha se ‘robotë’ të Qeverisë së Kosovës në internet po e sulmojnë asistentin e saj serb, Gjorgje Bojoviq, i cili u kritikua së fundmi për një video të vitit ku thotë se bëhen disa ‘gabime kur disa krime të kryera në Kosovë quhen gjenocid sepse ato nuk ishin gjenocid, por krime të luftës’.
Për sulmet online që kishte marrë Bojoviq, Cramon duke komentuar në një postim të ish-presidentes Atifete Jahjaga, kishte akuzuar ‘robotët’ e Qeverisë që po i inicionin sulmet ndaj tij.
Për këtë, Kryeziu tha se e mohojnë dhe i kërkoi asaj që të mos përfshihet në teori konspirative ndaj një qeverie demokratike.
“Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar sulmuesit në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën ne komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar sot Kryeziu.
Jahjaga në një postim në X kishte shkruar: “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.
Për këtë, Cramon e kishte falënderuar.
“Faleminderit shumë për fjalët tuaja të qarta. Ky është pikërisht toni se si kisha përjetuar se shumë njerëz të zgjuar dhe me ndikim në Kosovë ndërtuan shoqërinë e tyre. Shpresojmë që këto sulme personale të pista dhe të pajustifikuara të orkestruara nga disa ‘bots’ qeveritarë do të tejkalohen së shpejti”./Express/
Thank you very much for your clear words.
This is exactly the tone how I had experienced that many smart and influential people in 🇽🇰 built their society on.
Hopefully, these dirty and unjustified personal attacks orchestrated by some governmental bots will be overcome soon. https://t.co/6ZO8OlITS6— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 11, 2024