117 afganë që janë anëtarë të stafit të NATO-s kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e Punëve të Jashtmë e këtij shteti ka falënderuar institucionet e Kosovës për mikpritjen e afganëve, njofton Klan Kosova.
“117 afganë që janë pjesëtarë të stafit të NATO-s kanë arritur sot shëndosh e mirë nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar është mirënjohëse ndaj Qeverisë së Kosovës për ndihmën e tyre jetike për të mikpritur përkohësisht ata. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë kalim të sigurt për afganët e tjerë që kanë të drejtë të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar e të cilët janë akoma në rrezik”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në Twitter.
117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë janë larguar sot për në Mbretërinë e Bashkuar.
/KlanKosova.tv/