Gjakovë, arrestohet një person i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se është marrë me fajde.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit i janë gjetur edhe mjete financiare, ku janë sekuestruar 10 mijë euro.

“Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tv Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re në lidhje me këtë rast.

Read Previous

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar falënderon Kosovën që mikpriti afganët

Read Next

Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 1561 qytetarë