Qeveria e Kosovës organizon aktivitete për një vjetorin e rënies së Afrim Bunjakut

Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete për shënimin e 1 vjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktivitetet do të nisin në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.

Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.

Rreshteri Bunjaku është vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar nga grupe të armatosura terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku është shpallur Hero i Kosovës./Sinjali/

Read Previous

Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku

Read Next

Nga viti i ardhshëm shtrenjtohen biletat për udhëtime në Gjermani