Qeveria çeke nga e premtja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo për shkak të pritjes së një fluksi të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus.
“Ne po e zbatojmë atë thjesht për arsye teknike, kështu që ne mund të përballojmë fluksin e refugjatëve”, ka thënë kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.
“Në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai, raporton CNN.
Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.
/lajmi.net/