Qeni infektohet me COVID-19

Në Angli është regjistruar rasti i parë i infektimit të një qeni me COVID-19, i cili e mori virusin nga pronarët.

Rasti u konfirmua pas testeve në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve në Weybridge, Surrey.

Veterinerja kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, Christine Middlemiss, tha se është ‘shumë e rrallë’ që qentë të infektohen me COVID-19.

“Është shumë e rrallë që qentë të infektohen dhe ata zakonisht tregojnë vetëm shenja të lehta klinike dhe shërohen brenda pak ditësh. Nuk ka asnjë provë të qartë që sugjeron se kafshët shtëpiake transmetojnë drejtpërdrejt virusin te njerëzit. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të përditësojmë udhëzimet tona për pronarët e kafshëve shtëpiake nëse situata ndryshon”, u shpreh ajo./Gazetasinjali

Read Previous

OBSH: Vitin e ardhshëm mund të ketë mungesë të shiringave

Read Next

Ursula Von der Leyen pasi takoi Dua Lipën- Ti ke ndikim shumë të madh në botë