Qendrat për COVID-19 në klinikat interne në Shkup janë mbyllur

Për shkak të uljes së numrit të rasteve me koronavirus, Maqedonia e Veriut ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha qendrave në Klinikat interne në Shkup që përdoren për pacientët me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët me koronavirus do të pranohen vetëm në Institutin e TBC-së dhe në Klinikën Infektive.

Në 24 orët e fundit në Shkup tetë pacientë kanë marrë trajtimin për koronavirus, ndërsa 142 pacientë po trajtohen në të gjitha institucionet spitalore./GazetaSinjali

Read Previous

Nga Qeveria, pritet të miratohen vendime për emërime të bordeve të ndryshme

Read Next

Ky pritet të jetë Bordi i ri i “INFRAKOS”