Qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë fundjavës dhe festave zyrtare

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që qendrat e vaksinimt do ta vazhdojnë punën edhe gjatë fundjavës, dhe gjatë festave zyrtare.

Postimi i plotë nga Ministira e Shëndetësisë :

“Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, me të cilin është aprovuar Plani i Veprimit për Vaksinimin Masiv, që nga kjo javë qendrat e vaksinimit në gjithë territorin e Kosovës do të punojnë gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.”


Read Previous

Bie numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Read Next

​19 viktima nga COVID-19 sot në Kosovë