Qendra e votimit 0201C ka filluar procesin me kohë.
Përkundër që ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për rreth një 1 orë, dyert për të votuar janë hapur me kohë, dhe kjo nuk ka paraqitur ndonjë problem përveq ngrohjes që ka munguar. Prania jo shumë e knaqshme e votuesve është vërejtur në këtë qendër gjatë paraditës së sotme.
Në këtë qendër të drejtë vote kanë 6145 votues emrat e të cilëve janë sistemuar në 7 vendvotime.