“Pushtimi i vendit tonë do të marrë fund”

Donald Trump tha të dielën në mbrëmje përpara përkrahësve të tij në Uashington një ditë përpara se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë se do të vendosë kufizime të rrepta për imigracionin në ditën e tij të parë në detyrë, duke premtuar se do të përmbushë me shpejtësi premtimin kryesor të fushatës së tij.

“Nesër në perëndim të diellit, pushtimi i vendit tonë do të ketë marrë fund,” tha ai mes brohoritjeve të përkrahësve të tij në pallatin e sporteve dhe koncerteve “Capital One”.

Presidenti i zgjedhur Trump përsëriti zotimin e tij të fushatës për të ndërmarrë përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ishte fjalimi i tij i parë madhor në Uashington që nga fjalimi i tij më 6 janar 2021, para sulmit në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij.

Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur pritën në të ftohtë dhe shi për orë të tëra, për të marrë pjesë në tubimin e tij të fitores.

Trump ka thënë se do të falë shumë nga mbi 1500 personat e dënuar ose të akuzuar në lidhje me sulmin.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ukraina prezanton tankun e dhuruar nga Franca

Read Next

Florentino Perez u rizgjodh president i Real Madridit deri në vitin 2029