Punimet që filluan dje në rrugën “Genc Bytyqi”, sot nuk kanë vazhduar

Gjatë ditës së djeshme zyrtarisht filluan punimet në rrugën “Genc Bytyqi” dhe në 3 akse të tjera rrugore në Bllokun e Ri në qytetin e Gjakovës. Ndërkaq sot në po të njëjtën pjesë të qytetit nuk është parë asnjë punëtor i kompanisë së kontraktuar në kryerjen e detyrës. Mediumi ynë gjatë xhirimeve në vendin e ngjarjes ka kuptuar se në këtë rrugë nuk janë duke u kryer punimet. Lidhur me këtë ne përmes emailit i jemi drejtuar  zyrës për informim pranë komunës së Gjakovës për të marrë informacione shtesë rreth kësaj çështje ku morëm këtë përgjigje.

“Po. Rruga “Genc Bytyqi” do të ndërtohet-asfaltohet brenda afatit kohor – 60 ditë pune.”

Kompania “Benita Company” është e kontraktuar për ndërtimin-asfaltimin e disa akseve që janë pjesë e së njëjtës kontratë në të cilën është e përfshirë edhe rruga “Genc Bytyqi”. Sipas kontratës, kompania do të kryejë punimet brenda afatit kohor (60 ditë!). “ thuhet mes tjerash në përgjigjen zyrtare të komunës së Gjakovës.

Televizioni  Syri përgjatë kësaj kohe do të ju mbaj të informuar me ecurinë e punës dhe realizimin e këtij projekti infrastrukturor.

Read Previous

​Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Gjeorgjisë

Read Next

112 vite më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit