Punimet në Çarshinë e Vjetër po vazhdojnë pavarësisht urdhërit të MKRS-së për pezullim

Në Çarshinë e Vjetër konkretisht në rrugën “Sylejman Hadum Aga”, ditë më parë filluan punimet për sanimin e kësaj rruge. Deputeti Agon Batusha përmes postës elektronike drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kërkoi që këto punime të ndalen për arsye se po e degradojnë trashëgimin kulturore në këtë pjesë të qytetit. Ministria përkatëse mori vendim që të pezullohet zbatimi i vendimit të IKMM-së, me të cilin është aprovuar projekti i sanimit të rrugës në Çarshi të Vjetër, derisa ankesa është në procedurë të shqyrtimit. Ndërsa komuna e Gjakovës përmes një postimi në rrjetin social FaceBook ka bërë të ditur që punimet do të vazhdojnë duke i ndjekur të gjitha procedurat. Mediumi ynë shikoi nga afër dhe shihet qartë se këtu punimet janë duke vazhduar.

Read Previous

Numri i targave të përkohshme që u lëshuan për dy ditë

Read Next

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Pa variante të reja, pandemia do të përfundojë në pranverë