Shumë “zhurmë” u bë për punimet në Qarshinë e vjetër të cilat sipas afatit kohor të caktuar duhet të përfundonin brenda 10 ditëve për një segment. Por nuk ndodhi kështu sot është dita e 44-të dhe në pjesë e parë të kësaj rruge akoma është duke u punuar. Megjithatë, pronarët e kafiterive të këtushme janë shprehur të kënaqur sepse sipas tyre pritjes së gjatë po i vie fundi.
Gastronomët të cilët operojnë në këtë pjesë kanë thënë se me nxitim po e presim ditën kur do të mund të hapim dyert e lokaleve.