Punimet Dollc-Gjakovë po vazhdojnë në segmentet ku nuk ka probleme me shpronësime

E një nga qytetarët që shpesh i rastis të përshkojë këtë rrugë thotë se kompania e kontraktuar është duke punuar me intenzitet të shtuar.

Procedurat e shponësimit ishte arsye e ndaljes se punimeve në disa segmente rrugore. Me të njëjtin problem janë duke u ballafaquar akoma, këtë përgjigje kemi pranuar përmes email-it nga Mal Lokaj, ud i drejtorit të departamentit për menaxhimin e rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës.

Projekti Dollc- Gjakovë ka filluar që nga marsi i vitit 2019, është përfunduar në ato pjesë ku nuk kemi pasë probleme me prona. Është punuar edhe në infrastrukturën nëntokësore ku janë vendosur gypat për instalime të kabllove të cilat shfrytëzohen nga posta, keds, instalime internet etj.
KEDS ka filluar me dislokime të shtyllave elektrike, mirëpo edhe këto vetëm aty ku nuk ka problem me pronat.

Deri më tani janë përfunduar përafërsisht 23,2% të punëve, të cilat pritet të vazhdohen në sezonin e ri ndërtimor në pranverë.

Jo të gjitha procedurat janë zgjidhur, kryesoret ndër këto janë shpronësimet ende të pakryera.

Përndryshe ato që kam deklaruar herën e parë qëndrojnë në ploteni.

Dhe njëherë bëjmë të ditur se projekti është duke u implementuar në ato segmente rrugore ku nuk ka probleme me shpronësime.

Read Previous

Kurti zotohet për disa projekte në fshatin Rogovë

Read Next

​Qendrat e vaksinimit mbyllen gjatë vikendit