Punëtorët e hekurudhave të Gjermanisë njoftojnë grevë dyditore

FILE PHOTO: A general view of the empty Cologne Central Station during a nationwide strike called by the EVG rail and transport union over a wage dispute, in Cologne, Germany, April 21, 2023. REUTERS/Thilo Schmuelgen

Sindikata e Transportit EVG ka njoftuar se punëtorët gjermanë të hekurudhave do të organizojnë një grevë 50 orëshe duke filluar nga e diela.

Anëtarja e bordit të EVG-së, Cosima Ingenschay është shprehur se greva do të nisë të dielën në orën 22:00 sipas kohës lokale dhe do të vazhdojë deri në mesnatën e së martës.

Greva paralajmëruese, e treta brenda pak muajsh, pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime në trenat rajonale të pasagjerëve, si dhe në trenat e distancave të gjata në të gjithë vendin.

EVG, e cila ka rreth 230 mijë anëtarë, është aktualisht në negociata për pagat me operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn dhe rreth 50 kompani të tjera hekurudhore.

Mes inflacionit të lartë dhe krizës së kostos së jetesës, sindikata po kërkon një rritje mujore të pagave prej 12 për qind, përkatësisht rrije prej jo më pak se 650 euro.

/Telegrafi/

Read Previous

Saka gëzon tifozët e Arsenal

Read Next

Kurti thotë se ka pasur sulme kibernetike në sistemin qeveritar – e quan më të rrezikshme luftën hibride